Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Striscia la Notizia” fut në kurth mashtruesit e call center-ave në Tiranë, biseda me avokatin e rremë: Paguaj 250 euro që të marrësh paratë e humbura! Në skemë dhe një bankë

22:51 / October 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
garrrgrthgyyu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni invesigativ italian “Striscia la Notizia”, ka mbërritur në Shqipëri këtë herë. Tema e emisionit të mbrëmjes së sotme, ka qenë pikërisht mashtrimi përmes call-center-ave, viktimat e të cilëve, janë shumica italianë.

Duke marrë denoncime të shumta nga mjekë, qytetarë dhe italianë të ndryshëm, emisioni me gazetarin Riccardo Trombetta është drejtuar për në Tiranë, duke mbërritur pikërisht në zyrat e një call-centeri, nga ku kryhet çdo mashtrim, duke u shtirur si një zyrë ‘rikuperimi parash të humbura’. Në filmim, shihet edhe një nga vajzat e Burimeve Njerëzore të call-centerit, e cila i shpjegon ‘operatorit’ të ri se si funksionon puna.

“Ka persona që marrin edhe 1000 euro në muaj,”– dëgjohet të thotë vajza.

Por, gazetarët italianë, nuk ndalen me kaq. Pikërisht Trombetta është shtirur si një person që ka humbur paratë në ‘bonifico’ dhe ka kërkuar ndihmë nga ky call center. Ai është marrë në telefon dhe me të është ndjekur e njëjta procedurë si me çdo klient tjetër.

Fillimisht, klienti ankohet dhe tregon se sa para ka humbur. Ai lë të gjitha të dhënat personale, në faqen me emër firtrecovery.ltd dhe më pas, operatori, në bashkëpunim me një nga bankat, në këtë rast “Alpha Bank”, siguron shkresën me paratë e humbura. Paratë, supozohet që bllokohen në llogari, dhe vetëm kur klienti të paguajë ‘speset’, shpenzimet që kërkon procedura, mund t’i tërheqë.

Por, kjo gjë nuk ndodh kurrë! Në momentin që klienti sqarohet për procedurën, i kalohet në telefon edhe një ‘avokat’. Më pas, kërkohet depozitimi i parave, 250 eurove. Në këtë mënyrë, klienti, nuk ka fituar asgjë nga ato që ka humbur, por ka humbur edhe 250 euro të tjera. Nuk dihet se çfarë masash do të merren në vendin tonë në lidhje me këtë skemë mashtrimi, që ka shkaktuar qindra mijëra euro vjedhje.

SHIKO EMISIONIN E PLOTË

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.