Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Studentë e pensionistë si anketues”, censusi nis më 18 shtator, gjobë kush nuk pranon të përgjigjet

17:50 / September 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KR CENSUSI INSTAT frame 200 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentë, ish-anketues, por dhe pensionistë do të trokasin nga 18 shtatori në çdo shtëpi për regjistrimin e qytetarëve por dhe të banesave. Rreth 7 mijë e 500 persona do të angazhohen për një periudhë 6 javore të kryejnë regjistrimin e të dhënave të popullsisë, jo më në letër por në tableta, siç tregon në një intervistë për A2CNN drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.

“Aktualisht këtë javë jemi në trajnimin ne stafit anketues i cili do të zgjasë 5 ditë.” Është një skuadër e madhe e cila në datë 18 shtator do të dalë në të gjithë territorin e Shqipërisë për të mundësuar grumbullimin me sukses informacionin për ndërtesat, banesat, familjet, individët për të siguruar një informacion të domosdoshëm”, shprehet drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli.

Censi i cili vjen tashmë pas 12 vjetësh do të përmbaj rreth 100 kategori pyetjesh për banesën, familjen, vendbanimin e punësimin. Ndërsa në fshat do të pyeten edhe angazhimin e tyre në bujqësi e blegtori. Për pjesën më të madhe të pyetjeve, përgjigjet janë të detyrueshme.

“Mbi karakteristikat demografike të popullsisë, rezidentët, mbi kushtet e jetesës dhe banimit. Do t’i shërbejnë të gjithë përdoruesve dhe hartuesve të politikave. Përjashtim bëjnë feja, etnia dhe besimi”, shton Dhuli.

Për qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen apo nuk japin të dhëna të sakta sipas nenit 21 të ligjit për censin e popullsisë dhe të banesave do të aplikohet një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

“Anketuesit po trajnohen që duhet ta vizitojnë shtëpinë deri në 3 herë. Domethënë nëse nuk ndodhen në shtëpi anketuesi do ti lërë një letër informuese dhe numrin e telefonit, ose do t’i jap adresën e zyrës së censusit.”

Të dhënat e mbledhura gjatë anketimit do të kalojnë automatikisht në serverin e INSTAT, ndërkohë i gjithë procesi do të kushtojë 16 milionë euro. Rezultatet e para do të jepen në fund të muajit Qershor të vitit 2024.

census
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.