Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Studentët e Filologjikut protestë dhe akuzojnë qeverinë Rama: Nuk i janë përmbajtur kontratës

09:51 / October 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1697527122 studente
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjikut, këtë të martë po mbajnë një protestë përpara ambienteve të universitetit të tyre sa i takon lëndëve prioritare. Studentët pretendojnë se qeveria nuk i është përmbajtur kontratës në të cilën thuhet se për çdo student të lëndëve prioritare do duhet të jepet shuma 40 mijë lekë, sipas tyre kjo shifër është reduktuar.

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet studentët e lëndëve prioritare (Bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia) nuk e kanë gjetur një vend pune atëherë kanë të drejtën të tërheqin diplomën. Studentët thonë se kjo kontratë nuk u jep siguri.

”Ne kemi vendosur të protestojmë për arsyen e kushteve që nuk janë mbajtur në fillim. Ne na është thënë që studentët pavarësisht mesatares për degët që vlerësohen si prioritare do të marrin 40 mijë lekë të reja, por kjo nuk është dhënë. Pjesa tjetër është kontrata, për 3 vite për të punuar në Shqipëri, po pse studenti duhet të firmosë patjetër një kontratë sepse përderisa është në degët prioritare dhe ne e dimë për shembull që do kontribuojmë për vendin tonë, pse duhet të firmosim një kontratë, ndërkohë që nga 3 vite që kishin thënë tani e kanë bërë 6. Studentët pretendojnë se paga do ju jepet nëse kanë mesatare mbi 9.5 që shumica thonë nuk e kanë, do duhet që njëjtë si mjekësia të qëndrojmë 6 vite pas studimeve te mos kenë mundësi të marrin diplomën. Nga këto 6 vite, vetëm për 3 ju mundësohet punë”,-tha studentja.

Me vendimin e prezantuar nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi studentët që duan të ndjekin këto programe prioritare mund të marrin bursë mujore sa paga minimale që është 40 mijë lekë në muaj me kusht, që të firmosin kontratën.

Studentët e Filologjikut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.