Vazhdon ngujimi i studentëve, të cilët shprehen se rojet nuk i lejojnë të dalin dhe as të marrin ushqime.
“Unë tani ndodhem pranë universitetit të Arkitekturës, ku studentë kanë vendosur të ngujohen. Dyert e jashtme dhe të brendshme janë të mbyllura, rojet dhe policia nuk lejojnë studentët as të dalin as të futen. Unë momentalisht kam në lidhje telefonike një nga studentët.
E njëjta situatë është edhe aty, por në ndryshim nga arkitektura dyert janë të hapura. Studentët në Fakultetin Ekonomik po zhvillojnë një tryezë bisedimesh, por aty nuk ka më incidente“, u shpreh ajo.
Një nga studentët në një lidhje telefonike për gazetaren Dorjana Bezat, u shpreh se rojet dhe policia nuk u lejojnë të marrin as ushqime, ndërkohë që u kanë kërkuar edhe emër dhe mbiemër.
“Nuk na lejonë as të hyjmë as të dalim. Por as ushqimet nuk na lejojnë të kalojnë. Na kërkojnë emër dhe mbiemër, nuk jam në dijeni psë e bëjnë. Nuk po e kuptojmë pse po ndodh, kemi gjithë ditën që jemi ngujuar deri në orën 12.
Ushqimet na lejuan deri në orën 3, më pas nuk na lejuan. Plani jonë ka qenë të qëndrojmë të ngujuar”, tha një nga studentët.