Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Studentët peticion, kërkojnë reduktim të tarifave të masterit dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresave në nevojë

14:51 / August 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fakulteti i Histori Filologjise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët kanë bërë një peticion për reduktim të tarifave të masterit në masën 50% si dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresave në nevojë.

Në peticionin e tyre thuhet se duke parë kostot e larta të jetesës, që nga qeraja, kostot e transportit, mensa, librat deri tek veshjet dhe fakt është që rroga minimale në vend është 40 mijë lekë të reja, e bën të papërballueshme pagesën e tarifës nga studentët.

Peticioni:

Reduktim i tarifave të masterit dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresave në nevojë (master)

Nisur nga fakti që Ministria e Arsimit ka dhënë bursë me vlerë 40 mijë lekë të reja nga paga minimale për degët prioritare ky është diskriminim për studentët e masterit të cilët paguajnë tarifën e plotë që kushton nga 120 mijë lekë të reja deri në 160 mijë lekë të reja.

Ndaj ne kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Kryeministri të marrin masa dhe të ofrojnë një plan për studentët e masterit të cilët duhet tu reduktohet tarifa me 50% të shumës gjithashtu për studentët ekselentë dhe për shtresat në nevojë të ketë bursë për këto dy kategori.

Duke parë kostot e larta të jetesës të studentëve, që nga qeraja, kostot e transportit, mensa, librat deri tek veshjet dhe fakt është që rroga minimale në vend është 40 mijë lekë të reja, gjë që e bën të papërballueshme pagesën e tarifës nga studentët.

Ndaj kërkojmë që për studentët e masterit të reduktohet tarifa me 50% të shumës gjithashtu edhe për kategoritë e studentëve ekselentë dhe për studentët e shtresave në nevojë të ketë bursë.

Studentët e masterit nuk duhet të jenë të diskriminuar nga projektet e njëanshme të Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministri bëjnë.

Ne kërkojmë që kjo kërkesë të miratohet në mënyrë që studentët të mos shohin largimin si të vetmen zgjidhje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.