Ambasada amerikane ka uruar të rinjtë shqiptarë për 8 dhjetorin. Selia diplomatime me një postim në rrjete sociale, shkruan se kjo ditë është në nderim të studentë që protestuan 31 vite më parë kundër një prej regjimeve më mizore të Europës.
Ambasada amerikane shkruan se SHBA është krenare që ka qëndruar në krah të popullit shqiptar që atëherë do të vijojë të qëndrojë krah saj dhe në të ardhmen.
Postimi i Ambasadës amerikane:
Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.
