Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Studentët vetëidentifikohen si Martin Cani

12:24 / November 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
65a302d6 cdce 4294 b84c d94ee2e10c0a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bota e një brezi të rritur dhe edukuar nga prindër që kanë jetuar “mes dy botëve” vjen si një rrëfim i shkrirë, një portret i përjetësuar që bashkon mentalitete, pasione dhe ëndrra nën një emër: Martin Cani. Kjo histori tragjike është një thirrje për reflektim dhe një thërrmijë shprese për një të ardhme më të bukur dhe një “botë” më të drejtë.

Piktori dhe pedagogu Helidon Haliti ka ndërmarrë një iniciativë të jashtëzakonshme për të nderuar 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht pas një dite mësimi. Haliti ftoi studentët e Akademisë së Arteve për t’u realizuar atyre nga një portret, por të gjithë ata vendosën të vetë-identifikoheshin si Martin Cani. Në fund, portreti që realizoi Haliti ishte ai i Martin Canit, djaloshit 14-vjeçar që jetaa iu ndërpre padrejtësisht.
Studentët shprehën mendimet e tyre për këtë nismë. Enea Trimi tha: “Sot quhem Martin Cani. Mendoj se jetojmë në një shoqëri me shumë komplekse dhe kjo është një nga arsyet pse ndonjëherë disa elemente agresive shfaqen.” Teljan Baci shprehu revoltën e tij: “Kur mora lajmin, hodha lapsat në tokë. Ne si artistë e shprehim revoltën përmes artit.” Henri Alla e përjetoi ndarjen me një ngarkesë emocionale: “Unë sot ndihem si një djalosh 14-vjeçar, si Martin Cani.” Egzon Tahiraj theksoi se: “Kjo është një ngjarje që na ndihmon të shohim më thellë tek vetja jonë.”

Ky moment tragjik, i përcjellë me art dhe pasion, na sjell një mundësi për të reflektuar mbi shoqërinë tonë dhe për të kërkuar një botë më të drejtë për brezin që vjen.

Helidon halito
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026

“Prania Besnike” në terren/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Vijon në të gjithë vendin

08:38 / September 19, 2026

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

21:20 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.