Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studentja afgane flet për BBC nga Shqipëria: Njerëz mikpritës! Po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer

18:31 / August 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studente 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentja refugjate afgane, Nickbath e ftuar në një lidhje live për BBC ka treguar pritjen që i është bërë asaj dhe bashkëkombësve të saj në Shqipëri.

Nickbath i tregon shqiptarët si njerëz mikpritës dhe për afganët po kujdesen shumë mirë. Ajo falënderon popullin shqiptar, kryeministrin dhe ministren e jashtme si dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri për shërbimte e mirësine e treguar.

Nickbath: Faleminderit së pari, kam studiuar me bursë në universitetin. Udhëtimi ishte i mirë edhe pse sfidues. Të largoheshe nga vendi ishte vendimi më i vështirë. Na u tha që duhet të largoheshim, mora telefonatën dhe më thanë të shkojmë në një vend të caktuar.

Me autobus në aeroport mku pritëm 3 ditë, më pas shkuam në Katar, pasi pritëm aty, Katari ishte shumë i mirë, na dhanë gjithë shërbimet. Ndërkohë që më pas u nisëm për në Tiranë. Udhëtimi ishte sfidues. Pasi ishte vendimi më i vështirë gjatë gjithë jetës. Asnjëherë nuk është e lehtë të largohesh nga një vend ku ke jetuar gjithë jetën. Kjo situatë na bëri të merrnim këtë vendim.

Kurrë nuk ma kishte marrë mendja situatën ku talebanët do të merrnin kontrollin. Në fakt mendonim se mund të merrnin kryeqytetin, ka pasur luftë në provinca, por situata nuk ishte kaq e vështirë. Na zuri në befasi. Jam përpjekur të marr arsimin, tu shërbej njerëzve tanë, për tu bërë udhëheqës. Gjithçka u shkatërrua brenda një nate.

PYETJA: Si po kujdesen në Shqipëri?

Nickbath: Dua të falënderoj shqiptarët, kryeministrin, ministren ejashtme dhe ambasadoren amerikane. Na kanë mirëpritur në aeroport dhe gjeta edhe refugjatë që kishin ardhur në Shqipëri dhe u kujdesën, ende po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse mpër shërbimet e mirësine. E mrekullueshme në çdo gjë. Janë njerëz mikpritës.

PYETJA: Ku e veten në sheh të ardhmen në Shqipëri?

NICKBATH: Situata tani për tani është e turbullt, shumë e vështirë për të vendosur. Për momentin gjërat që shoh, shpresa që kam, gfjërat që mendoj për të ardhmen, duhet të studioj, duhet të përfundoj studimet. Tu shërbej njerëzve, familjes dhe vendit tim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.