Koronavirusi mbijeton deri në 28 ditë në kartëmonedha dhe telefona celularë (nëse është ftohtë dhe në errësirë)
Kjo mbështetet nga kërkimet nga Organizata Kombëtare Shkencore Australiane (Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Komonuelthit – Csiro)
Studiuesit testuan jetëgjatësinë e Covid në errësirë në tre temperatura të ndryshme dhe panë që shkalla e mbijetesës së virusit ra me rritjen e temperaturave.
Në 20 gradë celsius ishte “jashtëzakonisht e fortë” në sipërfaqe të lëmuara si ekranet e celularëve, duke mbijetuar për 28 ditë, ndërsa në 30 gradë, mbijetesa ra në 7 ditë, në vetëm 24 orë në 40 gradë. Mbijetesa është më e ulët në sipërfaqe poroze si pambuku, shtuan shkencëtarët, shkruan Huffingtonpost.
Këto janë rezultate të një studimi dukshëm më të gjatë sesa në studimet e mëparshme. Siç theksoi instituti, Covid transmetohet kryesisht nga ajri, por nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar më mirë transmetimin përmes sipërfaqeve.
