Pacientët me grupin e gjakut A kanë më shumë mundësi të zhvillojnë formën agresive të COVID-19, ndërsa ata me grupin zero kanë simptoma më të lehta. Këtë e konfirmon një studim ndërkombëtar ku kanë bashkëpunuar qindra shkencëtar italianë, norvegjezë, gjermanë e spanjollë i kryer në 1600 pacientë nga Spanja e Italia.
Ky studim është drejtuar nga Poliklinika e Milanos dhe ka përfshirë Humantias dhe San Gerardo të Monzës.
“Me studimin tonë kemi treguar se grupi i gjakut është një nga faktorët kryesorë trashëgues që presidispozojnë të zhvillojnë një sëmundje më të rëndë për COVID-19. Në veçanti grupi i gjakut A ka një rrezik të rritur të ndërlikimit pulmonar, ndërsa ata të grupit zero janë më të mbrojtur”, thotë Luca Valenti, doktor i Qendrës Transfuzionale të Poliklinikut.
Shkencëtarët kinezë kishin hamendësuar më herët për këtë lidhje. Studimi shkon një hap më tej dhe analizon tek pacientët të gjithë shënuesit e gjenomit, duke konfirmuar për herë të parë në ënyrë sistematike që grupi i gjakut është një nga faktorët që çojnë në parashikimin e ashpërsisë së simptomave. Jo vetëm.
“Ne kemi identifikuar një tjetër grup gjenesh. Nga ana tjetër ata kanë një rol të pavarur nga grupi i gjakut”, thotë Daniele Prati, drejtore e departamentit të mjekësisë transfuzionale dhe Hematologjisë në Poliklinikën e Milanos.
Sidoqoftë mekanizmi me të cilin kjo pjesë e kodit gjenetik vepronte mbi sëmundjen nuk është ende e qartë. Rezultatet e këtij kërkimi janë të dobishme për të kuptuar mekanizmin e sëmundjes. Për më tepër, duke njohur këta dy faktorë do mund të parashikohet se cilët persona janë më të ndjeshëm ndaj komplikacioneve në rast të një vale të dytë.
