Si çdo zakon, edhe ato digjitale, pra të rrish në rrjetet sociale, janë të vështira për tu thyer, e sidomos zemërimi i përhapur për politikat mbi privatësinë, apo ndarjet në politikë të shkaktuara nga Facebook.
Megjithatë rreth 2.3 miliardë njerëz janë në Facebook, duke komunikuar në mënyrë aktive, duke publikuar dhe duke konsumuar internetin e tyre në platformë.
Ndër të tjera është një shifër që vijon të rritet e të sjellë përfitime rekord, pavarësisht skandaleve që kanë përfshirë Facebook.
Megjithatë ka një paradoks: numrat e personave të rinj vazhdojnë të rriten, por katër përdorues në dhjetë kanë thënë se kanë bërë pauza të gjata në platformën sociale gjatë viteve.
Një studim i Stanford të New York University, që ende nuk është publikuar, është studiuar mirëqënia e qindra personave pasi janë shkëputur për një muaj nga Facebook.
Të gjithë ata që morën pjesë në studim çaktivizuan profilet e tyre në Facebook për gjiythë muajin, dhe në fund iu kërkua të plotësonin një formular. Por rezultati ishte surprizues, pasi kishte edhe efekte pozitive dhe negative. Teksa ishin më të lumtur kur nuk ishin pjesë e platformës së Facebook, ata ishin më pak të informuar.