Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Studimi i ri: Njerëzit i zgjedhin miqtë në bazë të aromës së tyre

19:05 / July 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 34
Friends having fun outdoors.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A keni takuar ndonjëherë dikë dhe keni menduar menjëherë se keni gjetur një mik të ri? Ishte buzëqeshja, e qeshura e tij, një vezullim në sy, apo ndoshta një shaka e zgjuar që ata thanë? Në fakt, aroma e tij mund t’ju ketë bërë që të ndiheshit “të tërhequr”.

Ashtu si me shumë gjitarë, lidhja juaj e menjëhershme mund të jetë zhvilluar menjëherë pas… aromës së parë. Ne tërhiqemi nga njerëzit me të cilët kemi diçka të përbashkët, si mosha, personaliteti dhe pamja por duket se kërkojmë fshehurazi edhe ata që kanë aromë të njëjtë.

Disa studiues izraelitë kryen një eksperiment, përmes të cilit vënë re një ngjashmëri të caktuar të aromës që kishin trupat e njerëzve që janë miq me njëri-tjetrin. Ata morën 20 çifte të së njëjtës gjini (10 çifte grash dhe burrash) të cilët kishin krijuar një miqësi të fortë midis tyre.

Ata përdorën eNose, një pajisje që ndjen përbërësit kimikë të aromave, e cila u përdor për të nuhatur bluzat që kishin veshur nga secili prej pjesëmarrësve. “Hunda elektronike’ zbuloi se aroma e trupit ishte më e ngjashme midis çifteve të miqve sesa të tjerëve.

Një grup të rriturish të pavarur që nuhatën bluzat e pjesëmarrësve gjithashtu raportuan se çiftet e miqve kishin erë më shumë njësoj sesa çiftet e rastësishme. Më pas, studiuesit 17 njerëz që nuk ishin takuar kurrë më parë dhe përdorën hundën elektronike për të analizuar erërat e trupit të tyre.

Rezultatet ishin në përputhje me eksperimentet e mëparshme: çiftet që kishin aromë të ngjashme me njëri-tjetrin kishin më shumë gjasa që të përjetonin një “klik” gjatë kësaj loje. Gjetjet kanë kuptim sepse hulumtimet tregojnë se ne priremi të bëhemi miq me njerëz që janë si ne.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026

“Nuk do jeni vetëm”, Hita mesazh efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

14:08 / October 19, 2026

Parlamenti Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur

13:32 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.