Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studimi izraelit hedh poshtë tezën: Vaksina e tuberkulozit nuk mbron nga COVID-19

15:23 / May 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi 2 1100x620 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rastet e konfirmuara me koronavirus dhe shkalla e mortalitetit ndryshon nga vendi në vend. Një nga arsyet mund të jetë politika kombëtare e vaksinimit kundër tuberkulozit në fëmijëri, ku në këto vende ka më pak raste të konfirmuara dhe një shkallë më të ulët vdekshmërie të raportuar.

Krahasimi i karakteristikave mes vendeve ndikohet nga faza e ndryshme e shpërthimit, mosha mesatare e popullsisë së prekur, menaxhimit të pandemisë, numri i testeve të kryera, përcaktimi i vdekjeve nga COVID-19 dhe raportimi i pakët.

Vaksina BCG ndaj turbekulozit ka qenë e përfshirë në programin e vaksinimit të të porsalindurve në Izrael, (në Shqipëri është ende) në programin kombëtar të vaksinimit mes viteve 1955 dhe 1982. Në përgjithësi, shkalla e pranimit të vaksinës në Izrael është e lartë, me një mbulim mbi 90%. Që nga 1982, vaksina bëhet vetëm për emigrantët e vendeve që kanë prevalencë të lartë të tuberkulozit. Ky ndryshim krijoi mundësinë e krahasimit të niveleve të infeksionit dhe propocioneve me sëmundjen e rëndë COVID-19 në dy popullata të ngjashme por me status të ndryshëm vaksinimi të BCG-së. Të lindurit tre vite para dhe tre vite pas ndërprerjes së programit kombëtar të vaksinimit.

REZULTATET

Nga 72060 rezultate të testeve të shqyrtuara, 3064 ishin pacientë të lindur mes 1979 dhe 1981 (1.02% e grupit të lindjes së asaj periudhe; 49.2 % meshkuj; mosha mesatare 40 vjeç) dhe 2869 ishin njerëz mundësisht të pavaksinuar të lindur mes viteve 1983 dhe 1985 (0.96 % e grupit të lindjes të asaj periudhe; 50.8% meshkuj; mosha mesatare, 35 vjeç).

Nuk kishte ndonjë ndryshim domethënës në stastitika në rezultatet e testeve pozitive në grupin e vaksinuar ndaj BCG. Kishte një rast të sëmundjes së rëndë (ventilimin mekanik apo shtrimin në terapi intensive) në çdo grup, dhe nuk u raportuan vdekje.

DISKUTIMI

Në këtë grup të të rriturve izraelit të moshave 35 deri në 41 vjeç vaksinimi ndaj tuberkulozit në vegjëli u shoqërua me një normë të ngjashme të rezultateve pozitive të testit për koronavirusin krahasuar me ata të pavaksinuar.Për shkak të numrit të vogël të rasteve të rënda nuk mund të arrihet në asnjë përfundim për lidhje mes vaksinës së BCG dhe ashpërsisë së sëmundjes. Edhe pse vaksina e BCG-së bëhet për tu mbrojtur nga tuberkulozi, është zbuluar se ka efekte joveçanërisht të dobishme si mbrojtja ndaj sëmundjeve të tjera infektive për të përmirësuar imunogjenitetin e disa vaksinave, siç është ajo e gripit.

Pika të forta të këtij studimi janë grupi i madh i bazuar në popullatë dhe krahasimi mes dy grupeve me të njëjtën moshë duke kufizuar kështu në minimum konfuzionin. Kufizimi kryesor është përfshirja e popullatës që nuk ka lindur në Izrael, me një gjendje vaksinimi të panjohur. Megjithatë emigrantët e vendeve të vaksinuara me BCG, jo brenda këtij grupi studimi janë në minorancë dhe nuk mund të përfaqësohen në një grup.

Si përfundim, ky studim nuk e mbështet idenë se vaksina e BCG në fëmijëri ka efekte mbrojtëse ndaj COVID-19 për të rriturit./ MeMjekun.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.