Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studimi/ Lindja e një fëmije e bën trurin e nënave më të mprehtë në vitet pasardhëse

21:32 / October 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lindja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Nënat e reja që po luftojnë me efektet negative në tru pas lindjes së fëmijëve dhe po kalojnë netë pa gjumë, tashmë mund të gëzohen.

Kjo pasi një studim ka nxjerrë përfundimin se lindja e një fëmije, mund t’i bëjë nënat mendërisht më të mprehta në jetën e mëvonshme.

Ato e kanë trurin “më të freskët” se sa gratë që nuk kanë pasur kurrë fëmijë, thotë studimi tek 12 mijë paciente.

Edhe në moshën e mesme, truri i  grave është deri në gjashtë muaj më i ri, dhe të paturit një fëmijë deri në moshën 5 vjeç duket se shkakton një efekt të mire për lëndën gri në tru.

Ekspertët besojnë se nënat mund të përfitojnë nga estrogjeni, hormoni që prodhohet në shtatëzani, ose të kenë një forcim të sistemit të tyre imunitar nga mbajtja e një fëmije.

“Kur ju shikoni faktorët që ndikojnë në mënyrën se si ne plakemi, duke pasur fëmijë bëni një ndryshim në trurin tuaj” tha Dr Ann-Marie de Lange, autori i parë i studimit nga Universiteti i Oslos.

“Gratë që kanë fëmijë mund të përfitojnë nga efektet pozitive më vonë në jetë, të cilat mund të lindin sepse hormonet ose faktorët imunitarë që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve kanë një efekt mbrojtës kundër plakjes së trurit.”

Studimi përdor skanime të trurit të grave të moshës së mesme, me një moshë mesatare 54 vjeç, të cilat ishin pjesë e studimit gjenetik Biobank në Mbretërinë e Bashkuar. Më shumë se 9,500 e grave ishin nëna.

Studiuesit analizuan trurin e tyre bazuar në materien dhe vëllimin gri, përfshirë edhe zona të rëndësishme për kujtesën, siç është hipokampusi.

Ata zbuluan se trutë e grave që ishin bërë nëna ishin rreth gjashtë muaj më të rinj biologjikisht sesa ato të grave të tjera.

Studimi është botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Science.

femije mprehte tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa të rinj komisariatesh në disa qytete të vendit

22:23 / June 18, 2026

Çfarë mund të humbasë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

21:19 / June 18, 2026

Me 84 vota pro, miratohet amnistia penale! Do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK! Rama në Kuvend, opozita bojkoton

19:55 / June 18, 2026

PS mbledh Grupin Parlamentar më 20 qershor në Pallatin e Brigadave/Cfarë pritet të diskutohet

18:37 / June 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.