Të dhënat e fundit po tregojnë se fëmijët janë më të palumtur se sa kanë qenë në 25 vitet e fundit dhe ekspertët fajësojnë “ përdorimin e tepruar të mediave sociale”.
Rreth 219 mijë fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se janë të pakënaqur me jetën e tyre në tërësi, sipas Shoqatës së Fëmijëve.
Shoqata po paralajmëron se rënia e lumturisë, e cila tani është në një rekord më të ulët për moshat 10-15 vjeç, është një “skandal kombëtar”. Mark Russell shef në këtë shoqatë tha: “Fëmijëria moderne po kalon një kohë të pakënaqur dhe të pakujdesshëm për shumicën”.
“Ata janë të ngarkuar me frikën e të ardhmes, mospasjen e një shoqërie të fortë dhe për këtë pjesën më të madhe të fajit e kanë mediat sociale”.
