Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studimi në Itali tregon kur Covid-19 është më vdekjeprurës

21:18 / August 31, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Covid-19 është më vdekjeprurës nëse shkakton dëmtim të dyfishtë të mushkërisë. Ky është rezultati i një studimi italian i publikuar në revistën e njohur mjekësore “Lancet”.

Kjo do të ndihmojë mjekët dhe infermierët që të evidentojnë në mënyrë të shpejtë pacientët që janë më të rrezikuar, në mënyrë që të përqendrojnë përkujdesen tek ata.

Në studim janë përfshirë 301 persona të prekur nga koronavirusi në 6 spitale të ndryshme të Italisë. “Covid-19 mund të dëmtojë të dy komponentët e mushkërisë: alveolat, njësitë që përthithin oksigjen dhe japin dioksid karboni dhe kapilarët, enët e gjakut ku ndodh shkëmbimi mes dioksidit karbonik dhe oksigjenit. 60% e pacientëve kanë humbur jetën kur virusi ka dëmtuar këto dy përbërës të rëndësishëm të mushkërive.

Ndërsa kur dëmtohet vetëm njëri komponent, niveli i vdekshmërisë zbret në 20%. Gjendja e mushkërisë së pacientëve zbulohet lehtë me matjen e një parametri të funksionimit të këtij organi kaq të rëndësishëm të njeriut.

Ndërkohë, mjekët që kanë kryer studimin theksuan se rezultati do të mundësojë identifikimin e shpejtë të pacientëve, tek të cilët duhet të testohen trajtime eksperimentale me anti-koagulantë për të shmangur dëmtimin e kapilarëve pulmonarë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.