Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studimi, pse vajzat janë në kërkim të një partneri dominues

12:55 / October 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cift 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa fuqizimi i grave është duke u rritur në të gjithë botën, vihet re se ende ka vajza dhe gra që dëshirojnë të kenë një partner dominues.

Sipas studimeve pretendohet se vajzat e bëjnë këtë zgjedhje në formë të pavetëdijshme, bazuar në mënyrën se si janë rritur. Ato kërkojnë që përgjegjësia dhe vendimet t’i kalojnë vetëm partnerit, sipas “The Sun”.

Personaliteti luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë pjesë. Janë renditur disa arsye pse ndodh tërheqja ndaj partnerëve dominues.

Gratë dhe vajzat tërhiqen nga ‘djemtë e këqinj’

Ky nuk është stereotip, por përkundrazi, është një fakt më vete. Burrat mbizotërues zakonisht janë duhanpirës, pijedashës, me tatuazhe dhe sjellje impulsive. Thënë thjesht, këto aktivitete janë tërheqëse për disa gra, kështu që ato bëhen ‘shënjestra të lehta’. Kjo, nga ana tjetër, i bën “djemtë e këqinj” të patundur dhe dominues. Nuk është çudi që ju dashuroheni me ‘burrat në pushtet’!

Zgjedhin dikë që merr vendimet për të dy bashkë

Ekziston një besim se jeta juaj do të ishte një udhëtim i lehtë nëse nuk do të duhej të merrnit vendime vetë. Dhe për shkak të kësaj arsye, ju preferoni të jeni me partnerë që mund të marrin frenat dhe çdo vendim për ju. Atëherë mësoheni me këtë model, i cili ju bën plotësisht të varur prej tyre.

Njerëzit e këndshëm mund të jenë të mërzitshëm për ju

Nuk preferoni një partner që thjesht pëlqen të bëjë shëtitje romantike, duke ju mbajtur dorën gjatë gjithë rrugës? Në vend të kësaj, preferoni një partner që ka një anë aventureske, dikë që mund t’ju marrë në një udhëtim ‘të egër’, ku të dy jeni të ngazëllyer nga ajo që jeta ofron.

Mos ngatërroni dominimin me agresivitetin dhe abuzimin

Sigurisht, të jesh një person dominues është shumë mirë, por ndonjëherë kjo mund ta bëjë atë edhe një person të dhunshëm. Nuk do të thotë që njerëzit dominues nuk janë të dashur, por mund t’ju duan deri në atë masë sa i bën ata më kontrollues. Kuptoni ndryshimin midis abuzimit dhe dominimit. Nëse janë duke bërë gjëra kundër vullnetit tuaj, ky është abuzim. Nëse e gjeni veten në një situatë si kjo, merrni masa menjëherë.

Fëmijëria ka më shumë ndikim sesa mendoni në jetën tuaj

Përfundimisht, marrëdhënia juaj përcaktohet nga mënyra se si jeni rritur. Njëri ose të dy prindërit tuaj ishin ose janë autoritar (në kontekst negativ) nga natyra. Ju jeni mësuar me këtë mënyrë jetese dhe në mënyrë të pavëdijshme, kërkoni të njëjtat tipare edhe te partneri. Natyra juaj e nënshtruar është e marrë nga fëmijëria dhe përfundoni duke tërhequr partnerë dominues për të përmbushur ‘modelin’ përsëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.