Sipas një sondazhi të ri nga Këshilli Atlantik, gati gjysma e ekspertëve kryesorë të politikës së jashtme mendojnë se Rusia do të bëhet një shtet i dështuar ose do të shpërbëhet deri në vitin 2033.
Një sondazh me 167 analistë, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre se si mund të duken gjeopolitika, lëvizjet sociale dhe politike dhe fusha të tjera në 10 vjet, tregoi se Rusia është në rrezik të mos mbijetojë në gjendjen e saj aktuale.
Sondazhi tregoi se 40 për qind e analistëve, parashikojnë se Rusia do të bëhet një shtet i dështuar në 10 vitet e ardhshme, ose do të shpërbëhet deri në vitin 2033.
Ata deklarojnë se arsyet për këtë do të jenë revolucioni, lufta civile apo shpërbërja e politikës.
