Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studiuesi i Kembrixhit: S’ka asnjë dëshmi se Wuhan-i është burimi i koronavirusit të ri

14:25 / April 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stu 750x375 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 8 prill, revista e njohur shkencore ndërkombëtare “PNAS” botoi artikullin me titull “Analizë e rrjetit filogjenetik të gjenomeve të SARS-CoV-2”. Artikulli është shkruar nga studiues britanikë e gjermanë dhe autori i parë i tij është dr. Peter Forster nga Universiteti i Kembrixhit.

Ditët e fundit, CMG-ja zhvilloi një intervistë me dr. Peter Forster.

Forster-i tha se qëllimi i këtij studimi është përcaktimi i “tipit origjinal të virusit”.

Për arsye të ndryshimit të shpejtë, me metodat tradicionale është shumë e vështirë të gjendet “pema familjare” e COVID19. Studiuesit përdorën teknikën e “algoritmit të rrjetit matematik”, që është shfrytëzuar për të rikrijuar aktivitetin e njerëzve parahistorikë. Kjo është hera e parë që përdoret kjo metodë për të gjurmuar rrugën e infektimit të koronavirusit.

Studiuesit analizuan të dhënat e 160 gjenomeve të koronavirusit (SARS-Cov-2) nga vende të ndryshme të botës. Ata zbuluan tre variante që dallonin nga ndryshimet e aminoacideve, duke i quajtur ato si tipi A, tipi B dhe tipi C.

Tipi A është afër me koronavirusin e gjetur te lakuriqët e natës e pangolinët dhe është tipi origjinal i virusit. Tipi B ka ardhur nga tipi A, ndërsa tipi C nga tipi B. Përveç këtyre, përndarja e tre tipave ka dallime të mëdha. Tipi A dhe tipi C gjenden kryesisht te europianët dhe amerikanët, ndërsa tipi B është më i zakonshëm në Azinë Lindore.

Forster-i tha se gjenomet e para që u gjetën gjatë epidemisë së rëndë në Wuhan ishin të tipit B. Studiuesit menduan gabimisht se B është tipi origjinal i virusit, por në fakt kjo nuk është e vërtetë, sepse A është tipi orgjinal. B u bë tipi kryesor i virusit gjatë periudhës së shpërthimit të epidemisë në Wuhan dhe më vonë tipi B ndryshoi në tipin C.

Sipas studimit, pothuaj 50 % e mostrave të infektimit nga tipi A ishin nga jashtë Azisë Lindore, kryesisht në ShBA dhe Australi, dhe dy e treta e mostrave nga ShBA-ja ishin infektime me tipin A. Përveç kësaj, ka pasur raste infektimi me tipin A në Wuhan, por shumë pak. Tipi B gjendet kryesisht në Kinë dhe Azinë Lindore. Jashtë Azisë, tipi B ka pësuar ndryshim.

Tipi C është i përhapur kryesisht në Europë, por është zbuluar edhe në ShBA dhe Brazil. Në mostrat nga Kina kontinentale nuk është gjetur tipi C, po në Hong-Kong, Tajvan, Singapor e Korenë e Jugut është gjetur ky tip.

Forster-i u shpreh se, sipas studimit, ka mundësi që rasti i parë i infektimit të ketë ndodhur pas kalimit të koronavirusit nga lakuriqët e natës te njeriu në periudhën nga 13 shtator deri më 7 dhjetor të vitit 2019. Prandaj, gjenomet e virusit të marra nga Wuhan-i më 24 dhjetor të vitit 2019 s’mund të na tregojnë saktësisht burimin e sëmundjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.