Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stuhi dëbore në Ballkan, dëmtohen rrjetet elektrike dhe bllokohen rrugët

23:31 / February 5, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ballkan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugë e lanë më shumë se 25,000 familje në Serbi pa energji elektrike të dielën, ndërsa si pasojë e pemëve të rëna nga moti i keq në vendet fqinje, Kroaci e Mal të Zi u ndërpre trafiku rrugor.

Në Kroaci, autoritetet dhanë alarmin për rajonet përgjatë bregut të Adriatikut, për shkak të erërave veriore, që sipas vlerësimeve mund të arrijnë deri në 130 km në orë.

Autoritetet në qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi, paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë brenda, ndërsa erërat e forta të shtunën, shkatërruan çatinë e një shkolle, rrëzuan pemë dhe shtylla elektrike, fundosën një anije të vogël turistike dhe ndërprenë trafikun përgjatë bregdetit.

Më shumë se 250 kilometra rrugë lokale në pjesën malore , në juglindje të Serbisë, u mbyll, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, që arritën deri në 2 metra lartësi sipas medias lokale. Autoritetet boshnjake ndaluan përdorimin e kamionëve të rëndë në rajonet malore për shkak të reshjeve të borës dhe rrugëve me ngricë. Meteorologët kanë bërë të ditur se temperaturat e ulëta dhe stuhitë e borës në të gjithë Ballkanin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

ballkan energji stuhi debore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.