Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Subvencioni për panelet e ngrohjes së ujit – Shteti paguan 70% të vlerës, ja kostot që duhet të paguhen nga familjet 

14:30 / December 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
panele 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Faza e dytë e programit të suybvencionimit të paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera shqiptare pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por sa do të përfitojnë familjet shqiptare nga kjo skemë? SCAN ka bërë përllogaritjen e përfitimeve

Teksa skema e subvencionimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do të aplikohet edhe në vitin 2024, TV SCAN ka përllogaritur kostot që do të duhet të përballohen nga konsumatorët familjarë, në formën e bashkëfinancimit. Kjo, duke mbajtur në konsideratë se subvencionimi përfshin 70% të vlerës, ndërsa pjesa tjetër prej 30% do të duhet të paguhet nga abonentët, në momentin që do të marrin konfirmimin nga Agjencia e Eficenicnës së Energjisë pas dorëzimit të dokumenteve të aplikimit.

Kështu, referuar listës së subjekteve të kualifikuara vitin që shkoi, për ofrimin e shërbimit të shitjes dhe instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit, mesatarisht një panel shkon 130 000 lekë, nga të cilat 70% apo 91 mijë lekë do të mbulohen nga shteti. Ndërkohë që, pjesa tjetër, prej 39 mijë lekë janë kosto që do të duhet të paguhen nga familjet e interesuara për të përfituar.

Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar, si dhe reduktimin e emetimeve të CO2. Sipas një studimi të realiziuar nga Enti Rregullator i Energjisë kosotja për ngrohjen e ujit zë 19% të faturës së energjisë elektrike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026

Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale mund të fabrikojë realitetin! Rreziku më i madh, të bindë njerëzit e gabuar

19:42 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.