Policia suedeze ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar i cili ishte dënuar me 15 vite burg në Shqipëri me akuzën e mashtrimit. Ai u ekstradua nga autoritetet atje drejt vendit tonë.
Policia njofton se shtetasi në fjalë është s Bledar Haroku, 36 vjeç. Prej disa kohësh, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Vepra penale e mashtrimit është kryer në vitin 2013, në Tiranë, ku shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.
Ndër të tjera bëhet me dije se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin (Suedi), u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Falë bashkëpunimit me homologët suedezë është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Stokholm/Suedi, u bë i mundur arrestimi në Suedi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
Bledar Haroku, 36 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.
