Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Suksesi me energjinë e rinovueshme, media italiane krahason Shqipërinë me Suedinë: Ka përmbushur direktivat e BE-së

20:08 / January 17, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
48feb38a d532 4b55 8c46 73c3a04bfa82
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ecuria e Shqipërisë në sektorin energjetik, duke u bazuar plotësisht në burimet e rinovueshme të energjisë elektrike, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Më e fundit është Europa Today, e cila e krahason Shqipërinë me Suedinë duke theksuar faktin se vendi ynë është tashmë pothuajse në përputhje me objektivin e energjisë së rinovueshme që Brukseli ka vendosur për vitin 2030.

“Shqipëria nuk është ende një vend i Bashkimit Evropian, por mund të mburret se është tashmë në përputhje me objektivin e energjisë së rinovueshme që Brukseli ka vendosur për vitin 2030. Dhe për të cilin shumica e shteteve anëtare aktuale janë duke luftuar, përfshirë Italinë. Po, sepse nëse BE parashikon një pjesë të energjisë së konsumuar nga burimet e rinovueshme prej 42.5% deri në fund të dekadës, Tirana sot është 44%. Një përqindje që e afron me kampionët skandinavë, shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe më shumë se dyfishi i Italisë”, thuhet në shkrimin e prestigjiozes italiane.

Shkrimi i referohet të dhënave të Eurostat për vitin 2022 ndërsa thuhet më tej se Shqipëria renditet pas tre vendeve Skandinave sa i takon prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. 17 nga 27 vendet anëtare të BE-së raportuan përqindje më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Europa Today shkruan gjithashtu se Italia ka ngecur në 19%, duke pësuar madje dhe një ulje krahasuar me vititn 2021. “Direktiva e re për energjinë e rinovueshme ka rishikuar objektivin e BE-së për energjinë e rinovueshme për vitin 2030 nga 32% në 42.5% (me synimin për ta rritur atë në 45%), kujton Instituti Europian i Statistikave. Prandaj, vendet e BE-së duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur kolektivisht objektivin e ri të BE-së për vitin 2030”, përfundon shkrimi i Europa Today.

Shqipëria e ka të bazuar të gjithë prodhimin e saj të energjisë nga burimet e rinovueshme, por koefiçenti 44%, të cilit i referohet media italiane, sipas Besjan Kadiut, Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Energjisë në MIE, është pjesa që ky prodhim i energjisë elektrike zë në konsumin total të energjisë në Shqipëri.

“Siç e kemi thënë prodhimi i energjisë elektrike në vend është 100% nga burimet e rinovueshme. 44% është pjesa që ky prodhim i energjisë elektrike zë në konsumin total të energjisë në Republikën e Shqipërisë. Po nga se përbëhet konsumi total i energjisë? Konsumi total i energjisë në vend përbëhet nga tërësia e energjive që përdoret, qoftë ajo elektrike por edhe energjia që vjen nga përdorimi i hidrokarbureve. Kjo arritje që e rendit Shqipërinë në mes vendeve më të përparuara të Bashkimit Europian ka ardhur si rezultat i strategjisë së qeverisë shqiptare për energjinë dhe klimën si dhe rezultat i strategjive në mbështetjen e burimeve të rinovueshme”, u shpreh Kadiu gjatë një interviste televizive.

Në fillim të kësaj jave Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi hapjen e ankandit hibrid për fotovoltaikët, një tjetër hap sa i takon rritjes së prodhimit duke u bazuar tek energjia e rinovueshme.

energji Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Përurohet Xhamia e Plumbit, Myftiu i Shkodrës: Një ëndërr që bëhet realitet

17:44 / May 8, 2025

Po punonte për të dërguar energjinë në një qendër votimi, humb jetën elektriçisti i OSHEE në Mirditë

13:40 / May 8, 2025

Publikoi votën në TikTok, procedohet në gjendje të lirë shqiptari në Itali

13:00 / May 7, 2025

Pagat/ Në Shqipëri ishte 770 euro më 2024, në rajon mbi 1000 euro

09:20 / May 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.