Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulm izraelit në veri të Libanit, 8 viktima

09:30 / November 12, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
rrr 752x440 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një shtëpi në veri të Libanit, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur 14 të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit më 11 nëntor.

Ekipet e shpëtimit dolën në vendngjarje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja, raportoi media shtetërore e Libanit. Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këtë sulm dhe është e paqartë se cili ishte caku i tij.

Sulmi goditi fshatin Ain Jakub në rajonin Akar, në veri të Libanit, që është shtëpi e komuniteteve të grekëve ortodoksë dhe myslimanëve sunitë.

Po ashtu, zona e shënjestruar gjendet larg nga zonat ku ka ndikim Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – në jug dhe lindje të Libanit.

Të hënën, edhe një sulm tjetër izraelit goditi një ndërtesë banimi në jug të Libanit, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Ushtria izraelite tha se 190 raketa ishin gjuajtur nga Libani të hënën, teksa ekipet e shpëtimit thanë se pesë persona u plagosën nga këto sulme.

Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – tetorin e vitit të kaluar, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi. Ndërkaq, Izraeli ka sulmuar caqe thellë brenda Libanit, që kur nisi ofensivën tokësore kundër Hezbollahut në fund të shtatorit.

Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez./rel

izrael
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kreu i OKB-së del kundër Trump: Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë në konfliktin Izrael-Iran mund të ketë pasoja

20:45 / June 18, 2025

Papa Leo XIV: Bota nuk duhet të mësohet me luftën

20:26 / June 18, 2025

Telefonata me Putinin, presidenti Trump: Bëj një nder, më mirë merru me vendin tënd!

19:06 / June 18, 2025

Trump mesazh të prerë udhëheqësit të Iranit: Paç fat, por durimi i Amerikës tashmë ka sosur

17:32 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.