Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut? Arrestohen 20 persona për lidhje me ISIS

09:37 / February 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maqedoni veriut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 20 persona janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut, të dyshuar si lidhje me ISIS. Operacioni i gjerë është zhvilluar gjatë orëve të natës në disa qytete ku janë konfiskuar edhe armatime.

Në një komunikate të orëve të vona të ministrisë së Brendshme maqedonase thuhet se është parandaluar një sulm terrorist i grupeve radikale përkrahëse të ISIS, dhe këto informacione janë shkëmbyer me shërbimet e një vendi partner, po pa dhënë detaje të tjera apo identitet të të arrestuarve, raporton Alsat M.

Ndaj këtij operacioni ka reaguar edhe ambasada amerikane në Shkup, ku thuhet se ekziston rrezik i lartë i sulmeve terroriste të frymëzuar nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut.

“ISIS ka për qëllim që t’i sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarët amerikan që udhëtojnë jashtë shtetit. Terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë metoda më pak të sofistikuara. Ekziston rrezik i lartë i sulmeve terroriste të frymëzuar nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa qytetarët e SHBA-së inkurajohen që të jenë të vëmendshëm. Ekstremistët më shumë tentojnë të identifikojnë dhe të sulmojnë “objektivat e mëdha” siç janë qendrat tregtare dhe tregjet, aeroportet, hotelet, klubet dhe restorantet, vendet e adhurimit, shkollat, mitingjet partiake, demonstratat, festat”- shkruhet më tej në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Shkup.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

22:57 / October 29, 2026

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian në Bosnjë, raportohen viktima dhe të plagosur

21:09 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.