Si pasojë e bombardimeve izraelite, numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 1,200 të vdekur dhe rreth 5,600 të plagosur. Ministria e Shëndetësisë palestineze thotë se 600 mijë njerëz nuk kanë qasje në ujë dhe se disa spitale po mbështeten në ujin nga puset.
51 persona humbën jetën dhe 281 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të kryera mbrëmjen e djeshme. Sulmet goditën Gazën, Jabaliya, Sabra, Al Zaytoun, Al Nafaq, Tal Al Hawa dhe Khan Younis.
Punonjësit e urgjencës në Gaza kanë nxjerrë trupat e 18 personave nga rrënojat e dy shtëpive të shkatërruara në Khan Younis në jug të Gazës. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Ëafa mes viktimave janë edhe nëntë fëmijë. Spitalet po përballen tashmë me një mbikapacitet për shkak të viktimave në rritje.