SHBA dhe Europa po gjykon rëndë Serbinë për sulmin terrorist në Veriun e Kosovës ku humbi jetën një polic, por Rusia po e mbështet. Disa media ruse kanë vendosur në billborde një mbishkrim “Një ngjyrë, një besim, një gjak”.
Këto foto të billbordeve i ka publikuar në rrjetet e saj sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, e cila tha se kjo gjë ishte një “skenar i vjetër”. Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq.
Zv/ministri i Punëve të Jashtme në Rusi, Aleksandër Grushko, tha se për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe BE, Rusia nuk shihte mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë.