Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmi kibernetik, hetimet shtrihen në 22 shtete

15:34 / October 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sulmi kibernetik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktiviteti i pandërprerë i grupit Iranian “Homeland Justice” në publikimin e të dhënave sensitive nga sistemet kompjuterike shqiptare, ka sjellë shtimin e numrit të letërporosive, të dërguara jashtë vendit nga prokuroria e Tiranës.

Nga 18 kërkesa për ndihmë juridike të dërguar në fillim të muajit Shtator 2022, “Ora News” mëson se tashmë numri i shteteve që Shqipëria kërkon bashkëpunim ka shkuar në 22. Kjo pasi gjatë kësaj kohe njësia “C”, Shërbimet Partnere dhe Prokuroria, kanë zbuluar vendodhje të ndryshme të serverave, nga është sulmuar sistemi kibernetik ndaj vendit tonë.

Ajo që tashmë pas 2 muaj e gjysëm hetim, është konfirmuar zyrtarisht, është fakti se hakerat kanë vepruar në sulm nga Irani, por duke përdorur sistemin e serverave nga disa shtete të ndryshme. Nga hetimi del se fillimisht hakerat kanë përdorur një llogari “Homeland Justice” në aplikacionin “Twitter”, duke filluar të publikojnë të dhëna pikërisht përmes këtij aplikacioni.

Hetimi ka provuar ndër të tjera se Hakerat Iranianë në pamundësi për të publikuar të dhënat në “Twitter” pasi kanali aty u mbyll, hapën llogari në aplikacionin Rus “Telegram”.

Gjatë hapjes së faqes përdorën një server në Iran, i cili qëndroi vetëm 5 minuta aktiv dhe më pas kaloi offline, duke bërë që “Homeland Justice” të administrohet nga servera në Rusi. Por ky gabim i vogël i tyre, solli zbulimin plotësisht, se pas këtij sulmi kibernetik fshihej inteligjenca e Iranit.

Përveç Rusisë, Iranit dhe Britanisë, së fundi një kërkesë për ndihmë i është dërguar Hollandës, me qëllim për tu njohur me të dhënat e mbledhura në rrugë hetimore nga autoritet e këtij shteti, pasi dhe vetë sistemi kibernetik i Hollandës, u sulmua nga grupi i hakerave Iranianë “Homeland Justice”.

Ndihmë juridike i është kërkuar dhe Turqisë, Kinës dhe Indisë. Në 22 letërporosi që tashmë Prokuroria e Tiranës ka dërguar, është përdorur parimi i reciprocitetit dhe konventa për Dhënies e Ndihmës Juridike të Ndërsjelltë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.