Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sulmi me gurë drejt qendrës shëndetësore të Elbasanit, Balla: Basha e Kryemadhi frymëzojnë akte të tilla!

15:46 / November 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Bëhet fjalë për një sulm në qendrën shëndetësore Fushë Mbret në Elbasan. Në një video të shpërndarë për mediat, ku Balla shkoi vetë për të parë dëmtimin e qendrës që ishte rikonstruktuar dy muaj më parë, socialisti akuzoi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se sulmi ishte politik.

Balla, tha se Basha e Kryemadhi, me thirrjet e tyre kundër sistemit shëndetësor, kanë motivuar këta njerëz të papërgjegjshëm që sulmojnë qendrat shëndetësore.

“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu. E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie. Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira. Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën. Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen. Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet. Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm “, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.