Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmi ndaj TIMS, PD kërkesë AKSHI-t: Kontratat miliona euroshe pse nuk garantuan aspak siguri

12:06 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 63
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ditë më parë, hakerat e sponsorizuar nga Irani goditën sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare. Doganat në mbarë vendin ranë pre e një sulmi të egër që bllokoi sistemin TIMS dhe la mijëra udhëtarë në pritje, si në Rinas, por edhe në doganat tokësore.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë Kombëtarë, u diskutua kjo situatë. Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi nga kryetari i Komsionit të Sigurisë Nasip Naço, një seancë ku të gjitha institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e TIMS, si AKSHI apo Ministria e Brendshme të sqarojnë atë çfarë ndodhi.

“Ne e dënojmë sulmin, por si komision sigurie duhet të biem dakort që të bëjmë një kërkesë për të pasur përfaqësues nga qeveria, AKSHI për tu informuar ndaj agresionin ndaj shtetit. Nuk mundet që ky komision të mos ketë asnjë informacion, deri më sot. Duhet parë dhe duhen nxjerrë përgjegjësitë. Sipas Microsoft sulmi ka nisur që vitin e kaluar. Duhet parë ku mund të ndihmojmë edhe ne që shteti shqiptar mos kthehet në një hallkë të dobët në aleancën euro atlantike. Kërkoj edhe dakordësinë tuaj për të pasur një seancë të gjerë për këtë çështje”.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, deputeti Flamur Noka kërkoi nga institucionet përkatëse informacion se pse nuk funksionuan kontratat miliona euroshe të financuara për sigurinë kibernetike. Ai tha se përpos kontratës sërish sistemi është si sulmueshëm dhe kjo ka nevojë për shpejgime se ku shkuan ato para.

“Duhet të analizojmë problematikat pse u ndodhëm pa përgatitur. Si u shkaktua kjo situatë, Kemi kaluar në komision kontrata me vlera të mëdha që garantonin mbrojtjet nga sulmi. Fakti janë kontrata që kapin shifra 195 milion euro, përsëri sistemi është i sulmueshëm dhe i hakeureshëm. Ka nevojë të jepen shpjegimet ku shkuan këto para, a mos u bënë rrush e kumbulla. Duhet të filloj nga AKSHI, ministrinë e të gjitha institucionet përgjegjëse”.

Sulmi ndaj TIMS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.