Deputetja e PD-së, Flutura Açka si kryetare e Komisionit të Medias, u solidarizua me sulmin në Top Channel, nga ku humbi jetën roja e sigurisë. Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Açka u bëri thirrje institucioneve, ministrit Çuçi dhe kryeministrit ta marrin seriozisht këtë ngjarje të rëndë dhe terroristët të vihen para drejtësisë.
“Grupi parlamentar i PD dhe grupi i opozitës shprehim shqetësimin për këtë sulm. Ky sulm duhet të kishte ngritur në këmbë shtetin shqiptar. Jemi dy ditë më pas dhe s’kemi asnjë informacion se ç’po ndodh me terroristët që vranë një qytetar të pafajshëm.
Ne i bëjmë thirrje Ministrisë, Çuçit dhe autoriteteve të gjejnë sa më shpejt autorët. I bëj thirrjes Ramës, ta marrë seriozisht këtë ngjarje të frikshme. U bëjmë thirrje edhe politikës të ndalin gjuhën e ashpër e agresive për të frymëzuar dhunën dhe krimin. Ne nuk do të rreshtim të kërkojmë nga shteti të dalin me rezultate”,-tha Açka.