Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmi në Veri, deputeti i Kosovës bën deklaratën e fortë: Kam informacione, qëllimi ishte të vrisnin sa më shumë policë

22:15 / September 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enver dugolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli, tha se ka informacione të sigurta që dje në Banjskë të Zveçanit qëllimi i sulmuesve ishte që të vriteshin sa më shumë policë. Teksa po diskuton në “Pressing” në T7, Dugolli tha se në Banjskë u kap armatim ushtarak që gjendet vetëm në depo ushtarake.

“Bëhet fjalë për armatim ushtarak i cili nuk gjendet në treg të lirë, nuk mund t’i gjesh në dyqane armësh. Vuçiçit i ka dështu plani. Plani ka qenë që fillimisht të vriten sa më shumë policë”, u shpreh Dugolli.

“Sipas informatave që kam, Policia e ka pa fillimisht rrugën e bllokuar dhe kanë thirrë kolegët e tyre për përforcime, nuk ka pas asnjë lëvizje. Në momentin që kanë shku me përforcime dhe kanë dalë tek ai vendi, ata kanë fillu të shtëna nga të dyja anët, ka qenë prita L, pritë profesionale-ushtarake, për me shkaktu viktima të shumta në polici. Tre ju kanë duk pak, në momentin që të vinë shumë, atëherë të shtien me të gjitha edhe kanë shti ashtu. Profesionalizmi i tyre dhe në njëfarë forme policët kanë fillu kundërsulm dhe e kanë tërheq rreshterin Bunjaku dhe kanë fillu të shtënat me ta. Pastaj kanë ardhë ende përforcime, por me automjete të blinduara dhe sulmuesit janë tërheq duke u futur në manastir”, tregoi ai.

Ai tha se për sulmin në veri ekzistonte edhe një skenar i dytë.

“Skenari i dytë, ka qenë, se aty ka pas pelegrinazh, civil dhe klerikë fetarë. Kanë mendu që policia do t’i sulmojë dhe në sulm e sipër vriten civilë e pelegrinazh, prishet manastiri, dhe ky lajm të shpërthejë në gjithë botën e të akuzohet Kosova se po shkelë edhe në kultet fetare. Ky ka qenë kurthi më i rrezikshëm për Kosovën”, tha ai.

enver dugolli Kosove sulmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.