Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmi terrorist ndaj Kosovës, deputeti ukrainas Merezhko: Më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë

10:28 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 10 102740
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko shprehet se për të situata në Kosovë pas agresionit të Serbisë i ngjan pushtimit rus në Ukrainë. Në diskutimin për tensionet në Kosovë në Parlamentin e Këshillit të Evropës, anëtari i grupit të Konservatorëve Evropianë dhe Aleancës Demokratike tha se “dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Putinit”, duke lënë të nënkuptohet se e kishte për Vuçiç. Ai ka thënë po ashtu se çdo shtet ballkanik meriton të jetë i pavarur dhe i lirë nga ndërhyrjet e jashtme.

“Situata në Kosovë është vërtet shqetësuese dhe më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2014. Stili i përfshirjes duket i njohur, si dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Vladimir Putin. Nuk e përjashtoj që Rusia me ndihmën e përfaqësuesve të saj në Ballkan, po përpiqet të provokojë një luftë të re ballkanike për të larguar vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë. Si ta parandaloni këtë? Është shumë e thjeshtë. Respektoni të drejtat dhe sovranitetin e të gjitha shteteve ballkanike. Çdo shtet ballkanik, duke përfshirë edhe ata të krijuar si rezultat i gjenocidit të kryer kundër tyre, meritojnë të jenë të pavarur dhe të lirë nga ndërhyrjet e jashtme në punët e tyre. Disa shtete në Ballkan duhet të ndalojnë përdorimin e pakicave kombëtare në shtetet fqinje si një mjet politik kundër sovranitetit të atyre shteteve”, ka thënë Merezhko gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlametare të Këshillit të Evropës.

Sipas tij, Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian vetëm nëse e njeh Kosovën. “Besoj se Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian vetëm nëse shkëputet nga e kaluara, njeh Kosovën de jure dhe i bashkohet Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Unë nuk besoj se Aleksandër Vuçiç ka ndonjë iluzion në lidhje me mundësinë për të rivendosur kontrollin mbi Kosovën. Mua më duket më shumë si një lojë politike, ku Aleksandër Vuçiç po përdor çështjen e njohjes së Kosovës si levë në këtë lojë. Është interesante se Serbia de facto e ka njohur tashmë Kosovën. Do të ishte e përshtatshme dhe e drejtë të bëhej de jure”, ka thënë ai të hënën.

Oleksandr Merezhko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.