Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmohet me armë zjarri Policia e Kosovës

20:59 / December 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e kosoves nata 600x347 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të shtunë në drejtim të Policisë së Kosovës, pranë pikës kufitare të Bërnjakut.

Përmes një njoftimi për mediat, autoritetet njoftuan se në vetëmbrojtje, njësitë policore janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri grupeve kriminale të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.

“Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut. Njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur. Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri”.

Policia njoftoi se deri tani nuk ka ndonjë informacion për ndonjë person të lënduar apo dëme të shkaktuara.

“Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për ndonjë person të lënduar apo dëme të mundshme të shkaktuara. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së sigurisë publike dhe rendit kushtetues”.

Kosove policia sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA, miratohet buxheti rekord i mbrojtjes prej 1.15 trilionë dollarë

10:05 / July 23, 2026

Flakët kërcënojnë zonat turistike në Francë, mijëra pushues evakuohen

10:02 / July 23, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.