Një 30-vjeçar është plagosur me thikë gjatë orëve të natës në zonën e Astirit në Tiranë. Ai është goditur në shpatull e kurriz nga shtetas ende të paidentifikuar sipas policisë.
I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 09.02.2021, në rrugën “Teodor Keko”, nga persona ende të paidentifikuar është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thotë policia.
