Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Surpriza në Kuvend. Këta janë 4 deputetët më efektivë të 2019-s

19:39 / January 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar edhe këtë fillim viti raportin e analizës së punës së Kuvendit të Shqipërisë për periudhën shtator-dhjetor 2019.

Në këtë raport, është llogaritur se kush kanë qenë deputetët më efektivë për vitin që lamë pas.
Në vlerësimin e përgjithshëm kreu i grupit të PS Taulant Balla vijon të jetë deputeti me pikët më të larta në klasifikim. Ai ka iniciuar ligje, ka adresuar kërkesa për informacion, ka marrë pjesë në debatet plenare dhe në komisione (në dallim nga ish kryetarët e grupeve parlamentare në legjislaturat e kaluara, të cilët në mbi 90% të rasteve nuk merrnin pjesë në mbledhje të komisioneve), si dhe ka ushtruar në maksimum të drejtat e deputetit. Ai është i privilegjuar edhe për shkak se, si drejtues i grupit ka hapësirë, mundësi dhe mekanizma shumë më të mëdha për të qenë aktiv në jetën parlamentare. Në katër deputetë me rezultatin më të lartë në klasifikimin e efikasitetit bën pjesë edhe deputetja Rudina Hajdari, drejtuese e Grupit “Demokrat”, e cila vijon të ruajë përfaqësimin sasior dhe të rrisë atë cilësor në raport me sesionin e kaluar parlamentar. Vlerësim të lartë ka edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, ministri më i ri i kabinetit qeveritar, Arben Ahmetaj. “Surprizë” pozitive përbën angazhimi dhe rezultati i arritur në këtë sesion nga deputeti Artur Roshi, i cili renditet në vendin e katërt nga 112 deputetë (duke lënë jashtë klasifikimit ministrat dhe kryetarin e Kuvendit). Në listën e 22 deputetëve më aktivë dhe efektivë në parlament bëjnë pjesë edhe deputetët e rinj Ralf Gjoni e Vasil Sterjovski, Kostaq Papa, Enver Roshi, Halit Valteri, Zef Shtjefni, Nimet Musaj dhe Edlira Hyseni, dy prej të cilëve përfitojnë edhe nga pozita e kreut të një grupi parlamentar ose një komisioni parlamentar. Në listën e më të mirëve bëjnë pjesë edhe deputetët tashme më përvojë dhe pjesë e tabelës vlerësuese në dy sesionet e fundit parlamentare, Ilir Beqaj, Antoneta Dhima, Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Elona Gjebrea, Evis Kushi, Ulsi Manja, si dhe hyrja “e re” Vullnet Sinaj.

640 0 5e1cb6c0078fe

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kthesa e mandatit të katërt/ Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Rrjetin MIA, duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

16:04 / August 13, 2026

Të shtëna me armë pas konfliktit në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14:45 / August 13, 2026

Zgjerimi i autostradës/ ARRSH njofton bllokimin e dy korsive Tiranë-Durrës, ja kur do të devijohet trafiku

13:48 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.