Revista pretigjioze italiane “Dove” e grupit mediatik Corriere della Sera, i dedikon Shqipërisë kopertinën e muajit maj me titullin “Surpriza Shqipëria. Gati për një ekplorim të ri?”
Gazetarët e kësaj reviste kanë udhëtuar për disa ditë në jugun e Shqipërisë e në një reportazh të gjatë rrëfejnë për lexuesit italianë bukurinë natyrore, mikpritjen, historinë, artin e gatimit, kulturën e jetën e përditshme të një vendi që ndodhet vetëm 70 milje largësi detare nga brigjet italiane, por që njihet kaq pak.
Me fotografi që përcjellin imazhe të mrekullueshme të plazhit të Dhërmiut, Vlorës, Sarandës, Drimadhes e Llogaras, ky reportazh fton turistët italianë të vizitojnë një vend që po ndryshon, i virgjër, i panjohur, por me një bregdet me ujëra të kristalta, plazhe të lira me rërë të imët e të bardhë.
“Një bukuri, që për revistën “Dove”, zbulohet dalëngadalë ndërsa udhëton me makinë, kthesë pas kthese e mal pas mali.”
“Dhe pse pika e forcës është deti, thuhet në reportazh, në Shqipëri gjëndet 3 site të UNESCO-s, në Berat, Gjirokastër e Butrinit, si dhe 15 parqe kombëtare e 10 zona arkeologjike ku koha duket se ka ndalur.”
Eksluzivisht për Ora News, drejtoresha e revisës “Dove”, Simona Tedesco, shpjegon se si lindi ideja të vizitojnë Shqipërinë e t’i dedikojnë pikërisht vendit tonë kopertinën e muajit maj.
“Për herë të parë në historinë e saj revista “Dove” vë në kopertinën e saj Shqipërisë, një risi për këtë media e një lajm i vërtetë”, siç shprehet dhe vetë Drejtoresha e revistës prestigjoze italiane.
Drejtoresha e ‘Dove’–Pas realizmit të reportazhit e punës së mbledhur për përgatitur daljen e revistës në muaji maj, zgjodhëm për kopertiën e saj Shqipërisë, si vendin mjaft pranë Italisë por kaq pak i njohur për tu vizituar nga turistët italianë e që meriton të vizitohet. I ftojmë lexuesit tanë në një eksplorim të ri. Kemi rrëfyer në këtë reportazh dritëhijet e një vendi që po ndryshon e që ka ende për të bërë.
Një rrëfim i vërtetë…
Drejtoresha e ‘Dove’ – Të gjitha reportazhet tona janë të realizuara në vendin që vizitojmë. Asgjë nuk është krijuar në tavolinë e në rastin e Shqipërisë, gazetarja jonë ka lidhje familjare me këtë vend (e martuar me një djalë shqiptar). Gazetarët tanë jetojnë eksperiencën e tyre në këto vende dhe e sjelllin në faqet e revistës e pikërisht kjo është difereca që ne bëjmë. Pikërisht në një epokë dxhitale që me anë të internetit mund të vizitosh për pak minuta çdo vend të botës.
Nuk është vetëm një udhëtim turistik por dhe një rrëfim i historisë, kulturës, muzikës, kuzhinës së Shqipërisë
Drejtoresha e ‘Dove’- Kjo është dhe diferenca mes turistit e udhëtarit. Turisti thotë kam qenë në këto vende, ndërsa udhëtari kërkon t’i njohë këto vende, kuriozon në kulturën e historinë e tyre. Është mjaft e rëndësishme të kesh një mendje të hapur, e të ulesh e të bisedosh me banorët e vendeve që viziton, me njërëzit që punojnë. Kjo për ne do të thotë të udhëtosh. E për revistën ‘Dove’, zgjdhja e Shqipërisë në kopertinën e saj është një risi. Ndodh për herë të parë në historinë e kësaj reviste e për ne është një lajm i vërtetë.
Lajm ndoshta i influencuar dhe nga mjaft italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Aktualisht janë mbi 20 mijë…
Drejtoresha e ‘Dove’- Kjo është mjaft interesante se nëse ne jemi mësuar ta njohim Shqipërinë përmes emigrantëve që zbarkonin dikur në brigjet tona, sot janë mjaft italianë që punojnë në Shqipëri, jetojnë e kanë hapur aktivitetet e tyre. Shqipëria është një vend i ri, me një popullsi me moshë mesatare mjaft të re. Shqipëria është një vend me shumë burime të mëdha, që sapo i është shfaqur botës e që tërheq mjaft dhe mes tyre janë dhe italianët. Është një zbulim i ri, një eksplorim i ri që gërshetohet mjaft mirë me njëra-tjetrën.
Në nëntitullin e reportazhit lexohet…”Shqipëria ka ende për të bërë për të mikpritur turistët. Po pikërisht ky është dhe fati i saj.”
Drejtoresha e ‘Dove’- Shqipëria ka ende për të bërë sa i takon infrastrukturës, është një vend në zhvillim sa i takon dhe organizimit të turizmit. Është fati i saj pasi turisti ndërsa udhëton me rrugët o në kushte jo të mira, kur mbërrin në destinacion gjen plazhe e vende që janë një parajsë e vërtetë. E kjo është surpriza e qëllimi i një udhëtimi. E sigurisht ndodh e kundërta kur pas një udhëtimi në autostrada që të çojnë nga një vend në tjetrin, elementi risi e surprizë humbet. Ne informojmë lexuesit tanë se në Shqipëri gjen vende të mrekullueshme por dhe gjëra që nuk funksionojnë, por që bukuria e vendit i paguan të gjitha.Ftojmë të gjithë turistët italianë që do të vizitojnë Shqipërinë këtë verë të na shkruajnë e ju premtojmë se kjo është vetëm etapa e parë e vizitës në një vend kaq pranë nesh, por që e njohim fare pak.
Me rastin e publikimit të këtij reportazhi si dhe për promovimin e Shqipërisë turistike, Ambasada e Shqipërisë në Romë organizoi një event me pjesëmarrjen e gazetarëve italianë, studiues e historianë.
Ambasadorja shqiptare në Romë, znj Anila Bitri ftoi të gjithë italianët e pranishëm të vizitojnë Shqipërië, një vend në zhvillim, me një histori e pasuri kulturore shekullore, por dhe me një bukuri natyrore ende të pazbuluar nga turistët europianë.