Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u pyet nga moderatori lidhur me kompaninë ‘Bana King’ i cila po hetohet për transport kokaine.
Rakipi i solli edhe një shembul se si televizioni ‘Syri’ i cili është pranë PD, reklamën e kësaj kompanie e vendoste edhe kur ishte Berisha i ftuar.
Kreu i PD, kritikoi televizionin ‘Syri’ duke thënë se bën shumë gabim që pranon reklama nga një kompani e cila është kapur me kokainë.
Pjesë nga biseda:
Pyetja: Një televizion që është afër jush edhe kur keni qenë ju në emision reklama e kompanisë ‘Bana King’ është vendosur poshtë jush. E kanë vendosur për hall të marrin noj lekë, dhe ti nuk flet dot?
Berisha: Syri bën shumë gabim që pranon reklama nga kjo kompani që është e akuzuar dhe identifikuar për trafik kokaine. Qëndrimi im i prerë është se kjo nuk duhet pranuar dhe ata bëjnë shumë gabim.