Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tabaku: 80% e dëshmitarëve kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve

16:13 / February 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryetarja Jorida Tabaku deklaroi se 80% e dëshmitarëve kanë përgjegjësi për këtë aferë. Tabaku tha se Antoneta Dhima nuk e ka nisur shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por do ta nisë ajo si Kryetare e Komisionit.

“E kemi vendosur përgjegjësinë dhe peshën politike, njëkohësisht dhe peshën e ligjit tek SPAK për të vepruar. Faktet që po paraqiten këtu, kanë bërë që kushdo të dëgjojë se çfarë ka ndodhur me aferën e inceneratorëve. Dhe me përgjegjësi të plotë e them, në 80% të rasteve të dëshmitarëve të cilët ne kemi thirrur, kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve.

Zonja Dhima nuk e nisi shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por unë do ta nis atë si Kryetare e Komisionit. Më vjen keq që PS nuk bie dakord të zbatojë ligjin sepse unë e di që jam në anën e ligjit, dhe i kërkoj anëtarëve të Komisionit që ditën e hënë, ora 10.00 të rimblidhemi për zonjën Arjola Kodra dhe të presim 48 orëshin për njoftimin sepse tha se nuk e ka marrë akoma njoftimin për mbledhjen e sotme. E konsiderojmë këtë njoftimin e tretë dhe më pas do të zbatojmë ligjin për shoqërimin e saj”, tha Tabaku.

Kujtojmë se ditën e sotme në SPAK janë thirrur për të dëshmuar kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026

Betohet para Presidentit, Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie

11:23 / September 11, 2026

Merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Ervin Demo: Përgjegjësi e madhe, do të çojmë përpara prioritetet e qeverisë

11:17 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.