Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tabaku: Ekonomia e rrënuar nga taksat e larta, pagat nuk rriten

11:13 / March 9, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kritikon ashpër modelin ekonomik të qeverisë. Për të Shqipëria ka sistemin fiskal më të rëndë në rajon. Kjo me taksa më të larta se fqinjët dhe një ekonomi që favorizon pakicën në dëm të shumicës.

“Sot, 95% e qytetarëve paguajnë taksa, por marrin më pak shërbime. Ndërkohë, një pakicë e privilegjuar përfiton përjashtime fiskale, koncesione dhe kontrata publike. Ky është një sistem që duhet të ndryshojë,” deklaroi Tabaku në rubrikën e saj javore.

Ajo vuri në dukje se Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së në rajon (20%). Vendet fqinje si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi aplikojnë norma më të ulëta dhe përjashtime për shumicën e qytetarëve, jo për një pakicë të lidhur me qeverinë.

Tabaku theksoi se ekonomia shqiptare është në rënie të vazhdueshme, me një pagë minimale prej vetëm 2.27 euro për orë dhe një tkurrje të sektorëve kryesorë si industria dhe bujqësia.

“Sektori industrial u tkurr me 30% vitin e shkuar, ndërsa eksportet bujqësore ranë me 28-29%. Kjo është një ekonomi që po vdes. Biznesi nuk investon dot, pagat nuk rriten sepse qeveria e ka shkatërruar konkurrencën me taksa të larta dhe përjashtime klienteliste,” u shpreh Tabaku.

Ekonomia jorida tabaku Paga Qeveria taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.