Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: PD duhet të jetë zgjidhja, mund të bëhemi një uragan i jashtëzakonshëm

18:56 / July 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 6207e692c4ec0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup deputetësh nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ndodhen këto ditë në Uashington për të parë nga afër funksionimin e Qendrës së Kërkimit në Kongresin amerikan, një strukturë e ngjashme me Institutin Parlamentar, krijuar dy vite më parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se takimi i shërbeu ndarjes së eksperiencës që do të mbështesë deputetët shqiptarë në ushtrimin e funksioneve të tyre përfaqësuese dhe mbikëqyrëse. Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës zonja Tabaku flet dhe mbi zhvillimet në Partinë Demokratike, e cila ndodhet prej kohësh në udhëkryq. Ajo thotë kjo forcë politike nuk e ka luksin të largojë njerëz nga gjiri i saj, përballë asaj që po ndodh me vendin. Për sa i takon çështjes së inceneratorëve zonja Tabaku thotë se SPAK-u duhet të tregojë guxim e të shkojë tek pushteti, pasi përgjegjësit e vërtetë të aferës sipas saj, vazhdojnë të jenë në qeveri.

Zëri i Amerikës: Çështja e drejtimit të Partinë Demokratike është ende në gjykatë. Cilido qoftë vendimi i gjykatës, ai pritet të sjellë një tjetër tronditje për Partinë Demokratike. Si e shihni ju të ardhmen e partisë? A është për ju zoti Berisha i pranueshëm në krye të partisë?

Jorida Tabaku: Tani që të gënjej dhe të them që çdo gjë në Partinë Demokratike shkon mirë, nuk e bëj dot. Por unë përpiqem, dhe prandaj e thashë që unë kam kohë në Partinë Demokratike, përpiqem që kontributin tim ta jap Brenda strukturave të Partisë Demokratike. Nuk më pëlqen fare që të diskutoj në publik për çështje të brendshme tonat. Gjithmonë përpiqem që të fokusohem tek kundërshtari. Mendoj se çdo sulm i brendshëm që i bëhet secilit prej nesh, duke më përfshirë edhe mua, sigurisht që na cënon neve në sytë e kundërshtarit. Por kam pasur një dhe vetëm një parim gjatë gjithë kësaj kohe. E para, çdo gjë arrihet me meritë dhe e dyta duke përmirësuar veten dhe duke u fokusuar tek kundërshtari. Besoj se për kaq kohë sa kam punuar në politikë e kam treguar këtë dhe do vazhdoj ta tregoj edhe në vijim duke pasur një parim… Parimi kryesor që unë dua që të gjithë kemi në këtë moment është që të shohim sesi mund të jemi zgjidhja, të shohim sesi ne mund t’i bëjmë ballë asaj që po ndodh sot në Shqipëri, sesi mund të bashkojmë më shumë njerëz, sesi mund të bëhemi me të vërtetë një urgan i jashtëzakonshëm, por një uragan i jashtëzakonshëm mendimi, ndryshimi, alternative, vlerash. Nuk e shoh këtë për momentin në Partinë Demokratike dhe unë këtë dua që ne të jemi. Prandaj jam përpjekur që ta them mendimin tim ndryshe në të mirë të PD-së, gjithmonë në të mirë të PD-së. Sigurisht duke mirëkuptuar edhe ata që nuk janë dakort me mendimin tim.

jorida tabaku PD Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përshkallëzohet protesta, një polic plagoset pas goditjes me gur

10:09 / July 23, 2026

Nis protesta para Kuvendit, policia blindon zonën para seancës plenare

09:51 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.