Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Shqipëria me pagat më të ulëta, 2,47 euro për orë

15:53 / March 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka denoncuar situatën alarmante ekonomike në Shqipëri. Për të çdo shqiptar paguhet mesatarisht veç 2.47 euro për orë. Tabaku pohon se është e padrejtë dhe kjo situatë duhet të ndryshojë urgjentisht.

Postimi i plotë

Çdo shqiptar sot paguhet vetëm 2.47 euro për orë. Kjo vlen vetëm për ata që kanë fatin të jenë në punë, sepse pjesa më e madhe janë pa punë. Kjo normë pagese është më e ulëta absolute në të gjithë rajonin. Pse puna e një shqiptari duhet të vlejë më pak?

Pse një shqiptar paguhet sa gjysma e atij që punon në Mal të Zi? Ai që punon nga mëngjesi deri në darkë, duhet të ketë fuqinë më të ulët blerëse në rajon? Dhe të përballojë me vështirësi rritjen e vazhdueshme të çmimeve?

Sot tregjet në Shqipëri janë të kapura, dhe shumica e buxheteve familjare shkon vetëm për ushqim. Si mund të ndryshojë kjo situatë?

Aplikimi i taksës së sheshtë prej 10% për punën. Kjo i jep dinjitet dhe vlerë punës, duke e bërë atë konkurruese me vendet e tjera të rajonit.

Çlirimi i tregjeve dhe heqja e të gjitha taksave që do të sillnin ulje çmimesh. Rritja e konkurrencës dhe eliminimi i monopoleve e oligopoleve në tregjet shqiptare do të çonte në ulje të çmimeve për qytetarët.

Ekonomia është shumë e thjeshtë; ajo që ka munguar është vullneti politik. PD propozon një program ekonomik që u shërben të gjithë shqiptarëve, duke krijuar një ekonomi të shumicës.

jorida tabaku Paga Rajon rroga shqiptarë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.