Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: SPAK të hetojë qeverinë e korruptuar, populli do transparencë

13:11 / May 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jorida
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përfundimit të konferencës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama për drejtësinë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh në një deklaratë për mediat se është vetë kreu i qeverisë ai që po i bën presion SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë.

Në fjalën e saj, Tabaku kërkoi nga SPAK që të hetojë personat politikë në qeveri pasi, siç tha ajo, korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët. Kurse përsa i përket ligjit për investimet strategjike, Tabaku e konsideroi atë si një ligj që favorizon një grusht njerëzish.

“Ky ligj po shkatërron pronën publike, po prish pasuri natyrore. Ky ligj duhet të ishte diskutimi kryesor në parlament. Vota Pro në konferencën e kryetarëve më ngjan sot me votën në Komisionin hetimor për inceneratorët. Kam bërë kërkesa për të marrë informacion se kush janë përfituesit e këtij ligji dhe kam rastisur në heshtjen totale të informacionit dhe të transparencës. PD kërkonte që të bëhej transparencë për të gjitha vendimet. Në të vërtetë ligjet për investimet strategjike kanë sjellë zero investitorë nga jashtë, zero investime. Është bërë si ligji i ndarjes së favoreve të qeverisë.  Duhet të vinte të jepte llogari për shkeljen e pronës publike dhe private. Shfaqja e radhës e Ramës shihet si një lloj presioni ndaj SPAK për të mos vazhduar për të hetuar këto afera ku në qendër duhet të ishte qeveria.  SPAK-un e inkurajoj të hetojë korrupsionin e përhapur në të gjithë qeverinë. Sot populli shqiptar do transparencë. Kërcënimi i institucioneve të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre ndodh nga ata që kanë pushtet. Unë i inkurajoj të vazhdojnë me aferën e inceneratorëve dhe masakrën zgjedhore. Të vazhdojë hetimi i gjithë personave politikë që sot po kërcënojnë drejtësinë”, tha Tabaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.