Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tabaku thirrje nga Vora për të votuar PD-në, KQZ thirrje palëve: Respektoni heshtjen zgjedhore

12:02 / March 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku celibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasja mes Partisë Demokratike dhe Shtëpisë së Lirisë duket se ka sjellë edhe reagimet e para mes përfaqësuesve të tyre politikë.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku bëri një dalje për mediat sot nga Vora, për të akuzuar komisionerët e LSI-së se bllokojnë procesin si dhe bëri thirrje për të votuar kandidatin e PD-së, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore.

“I kërkoj gjithë qytetarëve të Vorës, të Marqinetit, Marikaj, Muçaj, Pezë, Fushë-Prezë dhe të gjithë zonave përreth në bashkinë Vorë, që të vijnë dhe votojnë për subjektin Partia Demokratike. Në fletën e votimit ka vetëm një subjekt që e përfaqëson opozitën shqiptare që është Partia Demokratike”, tha Tabaku duke bërë dallimin mes PD-së dhe Shtëpisë së Lirisë.

Më herët, kreu i KQZ, Celibash i i bëri thirrje palëve të përfshira në zgjedhje se deri në mbylljen e procesit të votimit duhet respektuar heshtja zgjedhore.

“I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në #Zgjedhje6Mars se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore. Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit.”-tha Celibashi.

Por Tabaku nuk e respektoi heshtjen zgjedhore, thyerja e së cilës ndëshkohet me gjobë me 500.000 lekë të reja nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Neni 174 Thyerja e heshtjes zgjedhore:

  1. Subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KZQ-ja me 500,000 lekë.
  2. Ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk pezullon ekzekutimin e saj.”
WhatsApp Image 2022 03 06 at 11.41.36 AM

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën…

13:39 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.