Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Vendi në kolaps ekonomik

19:12 / April 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka paralajmëruar se vendi shumë shpejt mund të shkojë në një krizë të thellë ekonomike,  gjë që konfirmohet edhe me të dhëna konikrete nga raportet ndërkombëtare ku përfshihen FMN dhe Banka Botërore.

“Viti i kaluar u mbyll me pothuajse 3 mld lekë më pak që tregon dy gjëra. Së pari biznesi i vogël nuk është përfshirë në skemën e TVSH  masivisht dhe ka detyruar biznesin që të dalë nga tregu. Së dyti kemi një ulje të konsumit. TVSH është taksa që tregon konsumin dhe është taksa që tregon sa sot shqiptarët janë duke konsumuar në treg. Këto të ardhura që janë në rënie konfirmojnë faktin se përfshirja e TVSH ka qenë për 78 mijë biznese që janë mbyllur në 5 vitet e fundit.”

Për ish-deputeten Tabaku shqetësim për Bankën Botërore mbeten të ardhurat e shqiptarëve.

‘Sot 35 % e shqiptarëve thotë raporti i BB jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, pra flasim për mbijetesë. Kjo mbijetesë vjen si rezultat i rritjes së taksave.

Tabaku thotë më tej se qeveria duke mos rimbursuar TVSH-në  për biznesin, e ka vënë atë në vështirësi të theksuar financiare, ndërsa shqetësim sipas saj mbetet borxhi.

‘E gjithë kjo vjen nga rritja e takave, falimentimi i bizneseve, shqetësime që ne i kemi ngritur ko hë pas kohe.”

Për Tabakun, “përfshirja e biznesit të vogël në TVSH nuk ka sjell asgjë për buxhetin e shtetit”

Ajo premton se nesër me ardhjen në qeverisje, Partia Demokratike  do të ndryshojë skemën duke ofruar një takse fikse prej 0.5 përqind për biznesin e vogël. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026

S’ka rezolutë të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, PD voton kundër në Strasburg: Përplasen për amendamentet e integrimit

13:56 / July 9, 2026

PD kundër integrimit dhe…SPAK/ Fino: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt BE, Brukseli ka qasje pozitive për negociatat

13:36 / July 9, 2026

Adea Pirdeni: Shqipëria gati të mbyllë tre kapituj të tjerë të negociatave me BE-në

12:48 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.