Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut: Kur do iknim s’na u ndez makina. Vrasja u bë për nder të…

19:06 / June 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1749047633xsrtyii 467
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut. Tafani deklaroi se vrasja e Bashaliut do bëhej për nder për Lorenc Lalën, me qëllim për të marrë hak për djemtë e tij. Ai tregoi më tej se Albi Bashaliu lëvizte me një makinë që shiste zogj dhe pula, teksa shtoi se pas vrasjes së tij, makina audi me të cilin ata do të largoheshin nuk u ndez, ç’ka bëri që autorët të përdornin automjetin e viktimës.

Pjesë nga dëshmia në GJKKO

Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte Policia, morëm shtëpi me qera në Astir, në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit, kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut.

Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder për Lorenc Lalën. Ne dakord ishim, se po të ishte Laerti dakord, ca të thoshte ai do bëhej. Vrasja do bëhej në Peqin. Do bëhej për të marrë hak çunat e tij. Viktima ishte me një makinë që shiste pula dhe zogj.

Mora një makinë me qira te Rruga e Elbasanit dhe shkova në Gjocaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit. Këtë djalin e mora në Rrogozhinë. Do të tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku e pinte kafen. Këtij djalit i kishin vrarë të atin.

Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin njëherë në fshatin Gjocaj, për të parë vendin, prap me makinë me qira. I merja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir të Erisiano Abedinit që mbanim një Audi për punë, vrasje domethënë. E morëm atë, morëm dhe një benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, Audin do e digjnim.

Pas vrasjes, shkuam me Lulzimim me armë me vete, një TT ja blemë Bledar Berberit 1 milionë lekë, shkuam tek lokali ku ishte ky. Ishte herët, ora 4:30 e mëngjesit, erdhi viktima nga ora 8:00. E kishim lënë si do vepronim. I gjuajta 2 plumba në gjoks dhe 4 në kurriz. Audi jonë nuk ndezi dhe u detyruam e dogjëm në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës, me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë, ku e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër.

Marrë nga /A2cnn/

Albi Bashalliu artan tafani Laert Haxhiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk paraqitet avokati, shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën

10:31 / November 17, 2025

Festë me tortë e verë në Bruksel, Rama surprizon Marta Kos dhe ministren daneze

10:18 / November 17, 2025

Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë, ecim përpara me të njëjtin intensitet

09:43 / November 17, 2025

Ministrja daneze: Shqipëria do anëtarësohet shpejt në BE

09:38 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.