Nga Osman Stafa
Nuk mund ta harroj ngjarjen e pak diteve me pare, kur Sonila Qerimi, 39-vjec, nderroi jete si pasoje e neglizhences e sorollatjes qe i beri sistemi shendetesor tek Trauma e QSUT. (Telefonojne ambulancen pasi ajo ishte rende. Ambulanca shkon e merr, e dergon tek Trauma, atje se pranojne, e u thone te shkojne ne QSUT. Ikin ne QSUT, atje u thone te kthehen perseri tek Trauma, Trauma nuk i pranon perseri. Pa zgjidhje ambulanca e dergon Sonilen ne shtepi, ku ajo nderron jete)
Rastesisht kerkova ne google, shkruajta emrin e saj dhe me dolen disa artikuj, qe kishin bere kolege gazetare ne vite te ndryshme.
Sonila ka qene martuar 17-vjece. Ka lindur 2 vajza, e me pas eshte ndare nga burri, pasi ai ushtonte dhune mbi te, dhe pinte. Kjo beri qe Sonila t’i rriste vete vajzat e saj. Ishte per to edhe nene edhe baba.
Sonila per vite me radhe ka qendruar ne hyrje te Bllokut, ku me doren te shtrire, perpara cdo njeriu priste qe dikush t’i falte dicka. Qe atehere ka pasur probleme me shendetin, madje nje gjilpere i kushtonte 9 mije leke, sipas rrefimeve te saj.
“Kur e pyesim nëse është vizituar ndonjëherë, na tregon se mjekët i kanë thënë se ka infeksion, por ka marrë vetëm receta dhe asnjëherë ilaçe, pasi nuk ka mundësi t’i blejë ato. ‘Me 26 mijë lekë të vjetra që më jep shteti në muaj, nuk mund të siguroj asnjë ilaç për vete. Një gjilpërë kushton 9 mijë lekë.’, tregon Sonila per Gazeten Dita, ne vitin 2016-te.
“Pse jete eshte kjo qe po bejme ne?”, kjo eshte nje shprehje e saj, me te cilen ajo shpjegonte ditet e veshtira te saj. A thua ta ndjente qe pas disa vitesh, do te kishte ate fat te trishte, sa te jepte shpirt, pa kujdesin e askujt?
Nuk e di se me cfare ndergjegje kalojne ditet ata qe paten pergjegjesi per shendetin e saj! Nuk e di se si munden te flene ata qe u treguan rraciste ndaj, prej ngjyres se lekures, e nuk i afroheshin!
Nje njeri iku ne boten tjeter ne menyren me kafsherore te mundshme, ne menyren me c’njerezore.
Me treguan familjaret e saj, se ne momentet e fundit, vec shikonte dy vajzat e saj dhe syte i ishin mbushur me lot. Eh me sa pengje ka ikur ajo nene, qe la dy vajza jetime pas.
Ajo grua edhe mund te nderronte jete ne spital, prej gjendjes, por perse duhej te perfundonte sic perfundoi? Ajo kishte te drejten e Zotit, qe te kujdeseshin per te. Kishte te drejten qe ashtu sic shkruhet ne postera neper spitale, te merrte sherbimin qe duhej, e te mos sorollatej ne momentet e fundit te jetes se saj.
Po sa e trishte, po sa e dhimbshme, sa kriminale, e gjithe kjo histori. Edhe pse e publikuar ne News24, Policia e Tiranes nuk ka nisur asnje hetim, as nga Ministria e Shendetesise, nuk ka asnje njoftim publik. Po harohet! Nje jete njeriu e ikur ne menyren me te keqe te mundshme, po mbyllet sikur te mos kishte ndodhur gje! Po a eshte njerezore kjo?
Qofsh ne paqe Sonila! Zoti te meshirofte, e gjetsh atje qetesine e shpirtit qe mes njerezve se gjete ne asnje moment, e qe te lame te ikje ne ate menyre! Na fal, se te gjithe kemi faj…