Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Takim pune mes rregullatorëve rajonalë për Direktivën e BE-së dhe Brezin Frekuencor 700 MHZ

17:02 / February 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1.PHOTO 2022 02 22 10 27 38
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi një takim pune mbi hapat e implementimit të Direktivës AVMS dhe lirimin e Brezit Frekuencor 700 MHz. Në këtë tryezë morën pjesë drejtues të autoriteteve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Implementimi i Direktivës është një proces në të cilin Shqipëria është e angazhuar në kuadër të Integrimit Europian. E tillë është nevoja për të përmirësuar kuadrin kombëtar ligjor dhe nënligjor në fushën e mediave audio/audiovizive, harmonizimi i legjislacionit “acquis communitaire” të fushës audiovizive.

Transpozimi i Direktivës 2018/1808, është planifikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE) 2022-2024.

Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s, falenderoi pjesëmarrësit që i janë bashkuar kësaj tryeze rajonale pune dhe e cilësoi me shumë rëndësi shkëmbimin e eksperiencave me homologët e AMA-s për transpozimin sa më efektiv të implementimit të Direktivës 2018/1808 të BE-së.

Krasniqi tha se “deri në fund të këtij viti është parashikuar transpozimi i neneve të Direktivës të cilat ndryshojnë dhe e përmirësojnë kuadrin legjislativ, sikurse janë: mbrojtja e fëmijëve, aksesi në media i personave me aftësi të veçanta, çështjet e juridiksionit, promovimi i veprave evropiane, etj”.

Zëvendëskryetarja e Agjencisë së Mediave Elektronike në Malin e Zi, znj. Jadranka Vojvodic, bëri me dije se vendi i saj ka finalizuar procesin e draftimit të ndryshimeve ligjore dhe tashmë projektligji është në fazë miratimi. “Vend të posaçëm në këto rregullime të reja marrin dispozitat lidhur me pavarësinë e rregullatorëve, pronësinë dhe financimin e mediave si elementë të lirisë së medias, përcaktimi i masave mbrojtëse për fëmijët, rregullimi i ofertave të reja mediatike.

Po ashtu janë draftuar propozimet për rregullimin; bashkërregullimin dhe vetërregullimin duke konsideruar ndërgjegjësimin e grupeve të interesit në këtë proces”, nënvizoi Vojvodic.

Z. Selver Ajdini, Zëvendëskryetar i Këshillit të Agjencisë Elektronike të Medias në Maqedoninë e Veriut, bëri me dije se vendi i tij do përfundojë transpozimin e Direktivës përgjatë dy viteve dhe në të janë parashikuar të gjitha rregullat e vendosura nga Unioni.

Z. Xhevat Latifi, Drejtor Ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Medias në Kosovë bëri me dije se ka nisur rishikimi i kuadrit legjislativ dhe është parashikuar përafrimi i plotë i Direktivës. Sipas tij, synohet përafrim plotësisht i zbatueshëm që të rregullojë realitetin e ri mediatik.

Z. Sasa Simovic, Këshilltar Ligjor dhe Mbrojtës i të Dhënave në Autoritetin Rregullator të Mediave Elektronike në Serbi, tha se vendi i tij ka planifikuar që brenda vitit 2022 të transpozojë Direktivën në ligjin kombëtar. Ai bëri me dije se në Serbi Rregullatori i Mediave ka tagër të kontrollojë dhe çmimet e reklamave.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se sfida kryesore që hasin autoritetet rregullatore në transpozimin e Direktivës, lidhet me “video sharing” platforms.

Pjesëmarrësit nga vendet e rajonit vlerësuan këtë iniciativë të AMA si tejet të frytshme jo vetëm sa i takon shkëmbimit të eksperiencave, por edhe forcimit e konsolidimit të bashkëpunimit mes fqinjëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Nga kriptoasetet te kanabisi mjekësor/ Këshilli i Ministrave miraton vendime dhe projektligje të reja

20:39 / October 2, 2026

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet “Non grata”, s’ka ftesë

20:04 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.