Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Takimi me Osmanin e Kurtin, çfarë do të thonë për Serbinë mesazhet e Blinken

11:07 / July 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 333 770x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Shtëpinë e Bardhë, shërbeu përveç konfirmimit të marrëveshjes energjetike, që është investimi më i vlefshëm i SHBA-së në Kosovë, edhe për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara zgjodhën momentin për një vizitë të tillë duke pasur parasysh nevojën për të konfirmuar praninë e tyre në rajon, tani që flitet për rreziqet e sigurisë për shkak të ndikimit rus në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor – veçanërisht në Serbinë, e cila nuk po i bashkohet politikaneve të Perëndimit me sanksionet ndaj Moskës për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ndaj është edhe më e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të forcojnë bashkëpunimin me Kosovën”, raportojnë mediat serbe.

Pas takimit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, ka njoftuar se në këtë takim, Shtetet e Bashkuara kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe euroatlantik, si dhe kanë nënvizuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së.

“Ne e vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët, por edhe mbështetjen e fortë që ata i kanë dhënë Ukrainës”, shtoi Blinken.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për Zërin e Amerikës, pas takimit tha se Uashingtoni është garanci e angazhimit amerikan në rajon në një periudhë kur, siç tha ajo, agresioni rus në Ukrainë tregoi se cilat janë demokraci reale.

Osmani theksoi se bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është i domosdoshëm, duke ditur trendet e ndikimit rus në Ballkan, përmes, siç tha ajo, satelitit të Putinit në rajon- Serbisë.

“Kemi biseduar më hollësisht se si të jemi më të kujdesshëm dhe shumë më të koordinuar me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s për të parandaluar këto plane destabilizuese që Putini ka me satelitët e tij”, tha Osmani.

Danas raporton se rezultatet e kësaj vizite për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të ndihen në dy drejtime, njëri është forcimi i pavarësisë energjetike të Kosovës, dhe tjetra është përkrahja politike për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Duhet kujtuar se së fundmi është përcaktuar se në të ardhmen nuk do të ketë energji “falas” për serbët nga veriu i Kosovës dhe se Serbia nuk mund ta mbulojë atë në mënyrën që ka punuar deri më tani. Me zgjerimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës falë investimeve nga SHBA-të, në të ardhmen do të mund të zvogëlohet ndjeshëm nevoja për produkte energjetike nga Serbia”, sqaron kjo media.

Drejtimi i dytë i ndikimit është ai politik, që do të thotë se SHBA-ja ka dërguar një mesazh edhe më të qartë se nuk do ta neglizhojë këtë rajon dhe se e di shumë mirë se cilët janë aleatët e saj, por edhe kush po largohet nga pozicionet e tyre.

“Blinken indirekt i dha dritën jeshile Kosovës që të vazhdojë me kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe Prishtina tani do të ndihet e inkurajuar për të kërkuar ulëse në Këshillin e Evropës”, raporton Danas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dëshmitarët nuk shkuan në sallë të gjyqit, u pranuan 130 deklarata me shkrim”, avokatja sjell detaje të forta nga Haga

23:00 / September 17, 2026

Dënimet në Hagë/ Pos Kurtit, Hamza takoi edhe Abdixhikun e Gjinin

22:20 / September 17, 2026

Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

20:39 / September 17, 2026

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.