Miranda Markja theri me thikë vjehrrën e saj në Maqellarë të Dibrës, në 11 prill, duke bërë që 74 vjeçarja të ndërronte jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra.
Një e afërm me viktimën tregon momentin kur shkoi në shtëpinë e saj, pasi mori lajmin tragjik. “E kam gjetur Mirandën në banjo. Po lante diçka në lavaman. I thashë çfarë ke, tha nuk kam asgjë. Ndodhej në shtëpi, pasi ndodhi vrasja. Ishte ora 5 pasdite, Nazmija kishte vdekur pas orës 12. E pyeta si vdiq, tha ka qenë pak sëmurë. E pashë që ishte dobësuar, ishte zverdhur e tëra, nuk ishte fare mirë”.
Ajo thotë se shtëpia ishte bërë gati për mort dhe nuk panë shenja gjaku në shtëpi apo prova të tjera nga vrasja. “Na erdhi lajmi që Nazmia ka vdekur, nuk na thanë që e ka vrarë Miranda, kur shkuam nuk e pamë trupin e së ndjerës, nuk kemi parë gjë. Kishte ndodhur vdekja, shtëpia po bëhej gati për mort, policia erdhi më vonë. Miranda shkoi në dhomën e vet, derisa erdhi policia”.
